INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Bindja Demokratike, lojë e Berishës''/ Balla: Deri në 8 vite burg për ata që prishin zgjedhjet

''Bindja Demokratike, lojë e Berishës''/ Balla: Deri në 8 vite burg për ata që prishin zgjedhjet

Publikuar më: 10:20 25-04-2019

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga foltorja e parlamentit Balla foli për reformën zgjedhore duke theksuar se adreson të gjithë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ndërsa duke iu referuar kërcënimeve nga opozita për zgjedhjet e 30 qershorit, Balla tha se nuk ka më budallenj që futen në burg për Sali Berishën apo Lulzim Bashën duke treguar kodin penal për ata që prishin zgjedhjet.

Sipas tij, kush hakërrehet se në Shqipëri nuk do të zhvillohen zgjedhje, duhet ta dijë se nuk ka më budallenj që futen në burg për Sali Berishën apo Bashën.

“Kush guxon të dëmtojë material zgjedhor thotë kodi penal, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet. Kur ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve dënohet nga 3 deri në 8 vjet”, tha ai.

Balla ka folur dhe për partinë e re Bindja Demokratike. Nga foltorja e Kuvendit, ai hodhi dyshime se krijimi i partisë së re mund të jetë një lojë e Berishës.

''Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin dhe Monikën që të guxojnë të ngrenë dorë mbi procesin zgjedhor. Zgjedhjet nuk janë as të PS as të grupit demokrat qofshin këta demokratë të PD apo të Bindjes Demokratike. Qesharake të duket kjo historia që nënkryetari i PD Astrit Patozi sulmon sistemin politike në këtë vend për partitokraci.

Astrit patozi ka qenë kryetari i grupi të pd për 8 vjet i ka pasur mundësi ti ndryshojë partitokracinë nëse do të kishte dashur. Ju nuk keni faj, por partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre, jo i yni. Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë ?! Ku e dimë ne që nuk është lojë e Berishës kjo e Astrit. Dështoi Luli ka futur Astritin. Puna juaj nuk është puna jonë'', u shpreh Bala.

Article Logic
Execution time: 0.0020360946655273