Edhe pse ata janë binjakë, kanë lindur në vite të ndryshme. Kjo ngjarje e rrallë, e cila në fakt bën diferencën e binjakëve me dy minuta, ka çuditur edhe vetë mjekët. Ky rast ka ndodhur në një spital të San Diegos.
Një grua ka sjellë në jetë vajzën në minutën e fundit të vitit 2015, ndërsa dy minuta më pas, që korrespondonte me vitin 2016, ka lindur edhe djalin.
Mjekët e spitalit kanë thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më pare në spitalin e tyre.