INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bisedimet Shqipëri-Greqi, vjen reagimi i Monika Kryemadhit

Bisedimet Shqipëri-Greqi, vjen reagimi i Monika Kryemadhit

Publikuar më: 18:28 30-01-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për zhvillimin e bisedimeve me Greqinë. Pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Niko Kotzias, se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje, Kryemadhi ka reaguar në një postim në Facebook duke hedhur akuza mbi kryeministrin Rama.

“A ka më qartë se kaq?! Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun.

Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohën e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës.

Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sespe kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.

Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar.

Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe.”- shkruan Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0039448738098145