INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bizneset diskriminojnë LGBTIQ! Ilirjani, kur negociojmë për punësimin e tyre “kërcënohemi”[VIDEO]

Publikuar më: 14:45 03-10-2018

Një nga grupet më të mëdha negociatore të punësimit në disa shtete të rajonit The HeadHunter ka mbajtur një aktivitet në Tiranë për situatën e punësimit të personave nga komuniteti LGBTIQ. Ky komunitet ende paragjykohet në vendin e punës dhe shumë kompani nuk i marrin në punë. Dhe më keq akoma mentaliteti i disa bizneseve shkon në ato nivele, që dhunon dhe përfaqësuesit e këtij grupim kur shkojnë dhe intesohen. Këtë e bëri me dije CEO i The HeadHunter, Elton Ilirjani.

“Ndonjëherë vemë dhe veten në rrezik kur shkojmë dhe i takojmë. Ka patur raste kur përfaqësuesit tanë dhe janë kërcënuar dhe fizikisht,” theksoi Ilirjani.
Ai prezantoi dhe një studim ku tha se është rritur numri i kompanive në vend që kanë kryer marrëveshje punësimi për komunitetin LGBTIQ. Tani numërohen afro 149 kompani, që po i punësojnë të rinj nga ky komunitet po kryesisht ato janë të huaja. Në takim mori pjesë dhe Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj që foli për një ankesë konkretë nga një e re e komuniteti LGBTIQ që ishte hequr nga puna për shkak të orjentimit seksual.
“Erdhi një ankesë nga një vajzë e LGBTIQ që e kishin hequr nga puna. Do t'i ofronim mbështetje ligjore. Ne i lamë disa takime, por vajza nuk erdhi,” rrëfeu Skëndaj.

Article Logic
Execution time: 0.0042159557342529