INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bizneset e vogla e të mesme “falimetohen” nga qëndrat tregëtare[VIDEO]

Publikuar më: 09:57 27-06-2017

S’kanë mundur dot të formalizohet apo të përballojnë konkurencën e qëndrave tregëtare dhe supermarketeve ndaj me mijra bizenes të vegjël dhe të mesëm s’ja kanë dalë dot duke falimentura. Janë mbi 2400 biznese të sektorit të tregtisë dhe mijëra të tjera në sektorë të tjerë si ndërtimi, industria që janë mbyllur në 2016.
INSTAT raporton se gjatë vitit 2016, bizneset në sektorin e tregtisë arritën në 51.245 nga 53,699 mijë që ishin në 2015 pas një aksioni agresiv në terren të administratës tatimore për të pajisur me NIPT që nga ambulantët deri te fermerët.
Po mbylla e tyre ka dhe shkaqe të tjera se kostot e bizneseve janë rritur për shkak të taksave më të larta dhe çmimit më të lartë të energjisë. Shumë biznese në sektorin e tregtisë kanë paralajmëruar më parë se, nëse do të paguanin në mënyrë të rregullt taksat dhe detyrimet e tjera ndaj pushtetit lokal dhe sigurimeve shoqërore do ta kenë të pashmangshëm falimentin.
Falimentet duket se do të shtohen dhe këtë vit, teksa shihet se regjistri i bizneseve pasive që raportohen nga Tatimet, ka arritur mbi 104 mijë në fund të katërmujorit të parë.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941