INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohen 33 ton ushqime të skaduara. Çokokrem, makarona dhe lëng frutash do të shpërndaheshin në treg

Bllokohen 33 ton ushqime të skaduara. Çokokrem, makarona dhe lëng frutash do të shpërndaheshin në treg

Publikuar më: 11:22 02-09-2018

Produkte të skaduara po u servilen konsumatorëve nga subjekte të ndryshme tregtare. I tillë është edhe rasti i një subjekti që ushtronte aktivitetin në Tiranë, të cilit ju sekuestruan 33 ton produkte me afat të kaluar, të destinuara për shitje në treg. Gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e AKU-së, rezultoi se subjekti “IN FOOD” shpk kishte 2 ambiente(magazina) në Shkozë dhe Rinas ku ruante produktet me qëllim shpërndarjen në treg. Në magazinën që ndoshet në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta. Për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjendën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimore
1. çokokrem 400 gr X 11313 copë/ sasi 4525 kg
2. cokokrem 800 gr X 9839 copë/sasi 7871 kg
3. makarona 500 gr X 10203 copë/sasi 5101 kg
4. lëng frutash 0.2 l X 25289 copë/sasi 5077 kg
5. konfleks 250 gr X 5700 copë/sasi 1435 kg

1_1.jpg

5.jpg

Ndërsa në magazinën që i njëjti subjekt ka në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.
1. Peshk Ton e Markës Perios 1200gr x6858 copë/sasi 8,229 kg
2. Biskota Hop Te Embla 1200gr x298copë/sasi 357 kg
3. Biskota Hop Te Kripura 1200gr x213 copë/sasi 255kg
Veç të tjerash subjekti “IN FOOD” shpk nuk ka përmbushur detyrimin ligjor sipas nenit 24/1 të ligjit të ushqimit, ku duhej të njoftonte menjëherë AKU-në që këto produkte kishin kaluar afatin e përdorimit. Ndaj këtij subjekti AKU ka marrë masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, bllokim të produkteve me destinacion asgjësim si dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit. AKU bën me dije se do të vijojë verifikimet e mëtejshme duke kërkuar bashkëpunim edhe me instancat e drejtësisë për një kontroll më të detajuar ndaj këtij rasti.

7_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004194974899292