INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohen 550 tonë naftë jashtë standardit! Reagon Edi Rama

Bllokohen 550 tonë naftë jashtë standardit! Reagon Edi Rama

Publikuar më: 15:10 21-08-2019

Edi Rama ka reguar  profilit në ‘’Facebook’’ pas bllokimit të 550 tonëve naftë në rafineritë e Ballshit ditë e sotme nga Ministria e Energjitikës. Ai tha se nuk do të ketë tolerime ndaj subjekteve që abuzojnë me cilësine e produktit dhe se tregtarët e naftës duhet të bëjnë zgjedhjen midis respektimit dhe ndëshkimit të ligjit.

Postimi i plotë:

‘KUSH MERRET ME NAFTË DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT, O GODITJEN E LIGJIT

550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit. Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë! Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët. Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!

ZeroTolerancë ndaj abuzuesve’.

Article Logic
Execution time: 0.0030748844146729