Aksi rrugor në jug të vendit Orikum- Llogara është bllokuar këtë mëngjes të diele.
Shkak për bllokimin e këtij segmenti ka qenë rrëshqitja e dherave dhe një masivi të madh në rrugë, prej reshjeve të orëve të para, duke bërë që aksi të jetë thuajse i pakalueshëm.
Konkretisht, automjetet po qarkullojnë me shumë vështirësi në zonën e Dukatit në Vlorë, duke krijuar kështu edhe një kaos e trafik të rënduar në këtë zonë.