Policia ka shoqëruar 11 persona, pasi tentuan të bllokonin kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama paraditen e sotme në hyrje në Elbasan.
Sipas policisë, personat janë shoqëruar pasi akuzohen për ‘prishje të rendit publik’.
Ndërkaq, në Shkodër u proceduan sot 10 persona, pasi bllokun dje rrugën, teksa qyteti verior vizitohej nga kryeministri Rama.
Pak ditë më parë opozita ka deklaruar nisjen e aksionit opozitar, që konsiston me bllokime rrugësh, teksa deklaruan se nuk do të futen në zgjedhjet e 30 qershorit duke kërkuar një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër.