INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ Blushi: “Ky parlament të shkojë në shtëpi, reforma do ta shfarosë”!

Publikuar më: 11:59 05-05-2016

Ben Blushi ishte i pari që mori fjalën në sallën e Kuvendit. Reforma në Drejtësi ishte kryefjala e tij përballë kolegëve deputetë, për të cilën në fakt Blushi nuk ndihej aspak krenar, madje përkundrazi. Ai fajëson të gjitha partitë politike se po bllokojnë qëllimisht reformën në drejtësi. Por ajo që është më e rëndë sipas Blushit është tallja që ndërkombëtaret po bëjnë me klasën politike shqiptare.


“Klasa politike po e saboton qëllimisht reformën. Ambasadorët kanë vendosur të mbledhin grupet për t'u caktuar punën dhe oraret e punës. Ato kanë vendosur ta mbledhin Parlamentin jashtë kësaj salle. Në një kuptim dhe në çdo kuptim nga kjo ditë ky Parlament ka humbur legjitimitetin e vet. Fatmirësisht ajo që po ndodh është që të huajt nuk po na lënë vetëm. Kjo mbështetje për reformë në drejtësi ka një çmim. Çmimi është tallja me ne, çmontimi i këtij parlamenti, përçmimi i kësaj klase politike dhe në fund fare shfarosja si specie e kësaj klase politike. Jemi shumë afër shafarosjes, proçes që shqiptarët nuk e bën dot me votë në 25 vite, por kjo do bëhet përmes reformës në drejtësi”.


E në këto kushte ka vetëm një zgjidhje për Parlamentin shqiptar thotë Blushi.


“Ky parlament e ka konsumuar oren e vet të fundit dhe duhet të ikë në shtëpi. Sot kam gjithë arsyet të them se tre grupet parlamentare duhet të skuqen dhe sot nuk do doja te isha te asnjëri nga këto grupe. Megjithatë kjo klasë e meriton deri në fund këtë tallje dhe ky do ishte fundi më i denjë për këtë klasë politike”.

Article Logic
Execution time: 0.0057110786437988