INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Blushi: Më kërcënoi Elvis Roshi, mbrohet nga Edi Rama [VIDEO]

Publikuar më: 12:40 19-05-2016

Deputeti Ben Blushi ka lëshuar ndoshta akuzën më të rëndë të këtyre viteve në drejtim të Kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij në Kuvend, Blushi deklaroi se është kërcënuar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, menjëherë pas fjalës së tij të mbajtur një javë më parë në sallën e Parlamentit. Por Blushi jep dhe arësyet se përse Elvis Roshi mori guximin dhe kërcënoi një deputet. Sipas deputetit, Roshi ka mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama ndaj ka arritur deri në këtë kërcënim.
Ben Blushi:
"Kam një pyetje direkte për kryetarin e Rilindjes me që është sot. Para një jave në këtë seancë jam ngritur dhe kam thënë si ka mundësi që kryetari i bashkisë së Kavajës thotë se nuk mban mend që jam dënuar. Më ka shkruar një mesazh: O Blush jam Elvis Rroshi. Unë nuk kam bërë asnjë krim, siç thatë ju dhe dhe shumë shpejt do dalë për sqarim të publikut por borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin Kavajës që më mbështet… ” Etj etj ka ca sharje që po ia kursej publikut pasi e neveris.
Kam një pyetje për ty Rama: Ky e ka emrin Elvis apo Ervin. Kush është ky që më çon mesazh sepse ti thua që e ka emrin Ervin ai thotë Elvis. Ky e ka numrin 069600****. Kush është ky Elvisi apo Ervini sepse ti shkon në fushatë dhe thua sa mirë që e ka ndërruar emrin ky Elvisi. Pati një problem si të gjithë emigrantët dhe ndërroi emrin. Unë e neveris këtë qënie. Si shkon në KQZ si Ervin apo Ervis?
Pse po ja nxin faqen këtij vendi. Ke një aftësi të grumbullosh të paaftë, Elvisin, Shukriun, dhe Qazon i cili më tha do të vras. Kë përfaqëson, gjith llumin e shqipërisë e ke ngritur në piedestal në Kavajë, Elbasan, Peshkopi edhe në Durrës. Kjo është mënyra që po e mban pushtetin. Ku e gjen ky guximin? Mendon se e mbron ti dhe më çon mua SMS kërcënimi, sepse e mbron ti. Ke mend ta mbrosh akoma më shumë"?

Ilir Meta:

"Unë si Kryetar i Kuvendit do të ftoj për një bisedë z. Blushi. Nuk kam frikë se ajo që tha z. Blushi nuk qëndron, por pastaj do të ketë stimulime për të ndërprerë Parlamentin".

Vangjel Dule:

"Këtu plas një skandal, një deputet thotë se është i kërcënuar. Ndoshta Kryeministri nuk e ndjen përgjegjësinë për tu përballur me këtë situatë. Ne e kemi detyrë. Nëse ka arritur situata politike ku një deputet kërcënohet dhe askujt nuk i djersin veshi, për çfarë reforme flasim, për çfarë dekriminalizimi flasim për çfarë reforme në drejtësi flasim. A mund të ketë heshtje më kriminale se sa kjo"?

Edi Paloka:

"Nuk po dimë si t’i rëndisim skandalet në këtë parlament. Vëtëm në një javë vetëm skandale të rënda. Sapo dëgjuam një kolegun tonë që denoncon një tjetër akt të rëndë. Një kryetar bashkie i rilindjes së Ramës ka kërcënuar me jetë një deputet".

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113