INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi: Sot jam më larg  partisë

Blushi: Sot jam më larg partisë

Publikuar më: 14:08 15-03-2016

Ben Blushi, deputeti i cili ka trazuar jo pak “ujrat” e partisë në pushtet, i ka dhënë një shpjegim të gjithë atyrë kritikëve në parti, se përse ai zgjedh Shqipërinë dhe jo Partinë, siç bënë kolegët e tij. Në fak kjo frazë duket se u kthye në motivin e sulmeve të fundit ndaj Ben Blushit, ndërsa ai thotë se e ka të pamundur të pajtohet me këtë qëndrim. Me anë të një editoriali, Ben Blushi thotë se kjo çështje do jetë pika ndarëse mes tij dhe të tjerëve që mund të duan më shumë partinë se sa Shqipërinë.

“Megjithatë, ajo që ndodhi, kur disa socialistë të trazuar zgjodhën Partinë mbi Shqipërinë, është çështja themelore që më ndan me  ta.

Dhe do më ndajë përherë.

Prandaj më vjen mirë që doli në publik, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se nuk ndahemi për një presje, nuk ndahemi për një pikë, nuk ndahemi për një stol, nuk ndahemi për një rol, nuk ndahemi për një timon, ndahemi për një hon, nuk ndahemi për një rrotë, nuk ndahemi për disa rrota, nuk ndahemi për disa vota, nuk ndahemi për disa gota, nuk ndahemi për një kat, nuk ndahemi për një pjatë, nuk ndahemi për një lugë, por ndahemi për një rrugë.

E meqë jemi te rruga duhet të them se, sot jam edhe më larg tyre dhe nëse ata vazhdojnë të zgjedhin Partinë mbi Shqipërinë, distanca jonë do jetë edhe më e madhe dhe nuk kam ndërmend ta shkurtoj.

Ata le të ndjekin Partinë, Unë do ndjek Shqipërinë”.

Duke dhënë betimin e tij se do të jetë gjithmonë me Shqipërinë dhe jo partinë, Ben Blushi thotë se janë shqiptarët ata që do ta ghjykojnë:

“Por, meqë më thirrën në këtë pistë, dua të them se do doja të humbja një garë ku injoranca kthehet në vendim me shumicë votash.

Shqipëria ta gjykojë, kush është në pakicë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826