Gjatë gjithë natës studentja që i hodhi salcë Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla ka qëndruar në paraburgim. Mirela Ruko la pas 10 orësh Komisariatin nr.1 të Tiranës.
Në mbështetje të Rukos kanë qëndruar përpara komisariatit pedagogë, studentë dhe qytetarë të tjerë të cilët nëpërmjetë protestës kanë kërkuar lirimin e saj pasi në gjykimin e tyre arrestimi ishte i padrejtë. Vetë Lëvizja për Universitetin, që Ruko është dhe pjesëtare e saj ka shkruar.
“Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua.
Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe solidaritetin! Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma!”