Është rritur numri i viktimave dhe të plagosurve pas bombardimeve nga ISIS. 125 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur është bilanci tragjik nga sulmet e ISIS. Sipas policisë irakiane, një makinë brenda të cilës kishte bombë, shpërtheu pranë një restoranti dhe në afërsi të një qendre tregtare në zonën tregtare të Karrada mbrëmjen e djeshme. Një bombë tjetër shpërtheu në veri të kryeqytetit duke vrarë 5 persona. Bombardimet të cilat shkaktuan më shumë vdekje ndodhën një javë më vonë pasi forcat Irakiane rimorën qytetin e Falluja nga shteti islamik ISIS. Numri i vikimave është shtuar si pasojë e plagëve të rënda që kanë marrë personat e plagosur.