INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bombë! Plehërat tona po na mbulojnë

Bombë! Plehërat tona po na mbulojnë

Publikuar më: 09:06 29-09-2016

Plehërat tona po na mbulojnë! Kjo nuk është shaka, por fakt. Këtë e tregojnë më së miri këto foto në një nga zonat më turistike të vendit tek Gjiri i Lalzit.
Këto pirgje me plehra shtohen çdo ditë, sepse nuk përpunohen dhe nuk riciklohen.

Fotot janë bërë nga sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji. Ai mes të tjerash shkruan: “Një dëshmi se si malet me plehra kanë mbuluar Shqipërinë, se si plehrat që kryeministri i quan mall, që duhet ti marrë nga jashtë për shkak se nuk ka Shqipëria, për të mbajtur industrinë riciklues, ndodhen në çdo pjesë të vendit.
Kjo është Shqipëria e cila nuk ka kapacitet dhe nuk investohet për të ndarë në burim dhe për të ricikluar plehrat e veta, por sipas kryeministri këto plehra janë para, të cilat sot hidhen rrugëve sot, para të cilat kthehen në kancerogjene për banorët e zonës dhe në dëmtuese të mëdha jo vetëm të imazhit të Shqipërisë por të jetës së qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të detyruar të bashkëjetojnë me këto male me plehra që ne do ti sjellim rast pas rasti, sepse në fakt kanë mbuluar Shqipërinë.
Plehrat janë mall, thotë kryeministri. Po pse atehere plehrat, pra paratë, qytetarët dhe shtetet e Bashkimit Europian do ti sjellin në Shqipëri?! Në rast se janë para pse kompanitë ricikluese nuk investojnë dhe nuk i marrin plehrat për ti përpunuar në vendin e origjinës, aty ku duhet të përpunohen.
Pse kryeministri dhe industritë ricikluese nuk investohen për të marrë këto male me plehra dhe për ti kthyer në para dhe vende pune për qytetarët shqiptarë?! Rezikshmëria e mbetjeve dhe plehrave do të jenë një katastrofë e madhe për Shqipërinë dhe është një akt antikombetar.”

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826