INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora mbulon juglindjen dhe veriun, trashësi deri në 15 cm në Dardhë

Bora mbulon juglindjen dhe veriun, trashësi deri në 15 cm në Dardhë

Publikuar më: 12:20 17-11-2018

Duket se më në fund dimri erdhi. Rreshjet e borës kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit në juglindje të vendit.

Rreshje janë regjistruar në zonat malore mbi 1000 m mbi nivelin e detit. Trashësia më e madhe është rregjistruar në fshatin e Dardhës atje ku i ka kaluar 15 cm.

Dëborë ka pasur në të gjitha fshatrat rrëzë malit të Gramozit në Kolonjë.

Fatmirësisht të gjitha akset rrugore të këtyre zonave malore janë të kalueshme paprobleme.

Nga dita e djeshme të gjitha mjetet e firmave kontraktore janë në gatishmëri me mjete dhe bazë materiale të siguruar.

Reshjet e para të dëborës janë regjistruar edhe në qarkun e Elbasanit, kryesisht në fshatrat malore të Librazhdit.

Ndërkohë edhe në veri të vendit ka nisur dimri.

Në Bulqizë, ulja e temperaturave është shoqëruar edhe me reshje bore dhe ngrica.Sipas autoriteteve vendore mësohet se reshje bore deri në 5 cm ka pasur në disa fshatra të thella, në njësitë administrative Trebisht dhe Martanesh, por edhe në disa fshatra të Njësisë Administrative të Macukullit dhe Xiberit të Matit.

Article Logic
Execution time: 0.0033221244812012