INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora në Jug të vendit, ministri Dervishaj inspekton aksin Gjirokastër-Sarandë [FOTO]

Bora në Jug të vendit, ministri Dervishaj inspekton aksin Gjirokastër-Sarandë [FOTO]

Publikuar më: 18:59 10-01-2017

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka inspektuar sot gjendjen e kalueshmerise ne aksin Gjirokastër-Sarandë. Ministri Dervishaj nga Qafa e Muzinës, u shpreh se i gjithë aksi është i kalueshëm, dhe pavarësisht motit të diteve të fundit ky aks nuk ka problem.

“Ka patur një reagim të shpejtë dhe gjendja e kalueshmërisë është optimal. Angazhimi është maksimal si nga Ministria ashtu edhe nga drejtoritë rajonale. Ne jemi në gatishmëri maksimale, por fatmirësisht në Jug s’ka problem në qarkullim. Edhe Llogaraja edhe Rruga e Bregut nuk ka problem në qarkullim. Por disa akse në very të vendit janë më problematikët, mirëpo bashkë me institucione të tjera po koordinohemi për të përballuar situatën. Megjithatë asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar”, u shpreh ministri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266