INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Borë dhe acar në Europë, ç’pritet të ndodh në vijim [VIDEO]

Borë dhe acar në Europë, ç’pritet të ndodh në vijim [VIDEO]

Publikuar më: 14:47 06-01-2019

Mot i ftohtë dhe i acartë i shoqëruar me reshje të dendura bore ka pushtuar këtë fundjave pjesën qendrore të Europës. Borë në plazhet greke dhe italiane duke e shndërruar këtë muaj në muajin më të ftohtë në 120 vite.

Në Greqi për shkak të acarit një grua 66- vjecare ka humbur jetën ndërsa dy persona rezultojnë të zhdukur.

Temperaturat në veri dhe në qendër të shtetit fqinj kanë arritur disa gradë nën zero.

Gjermania Jugore, Austria dhe Zvicra janë ndër shtetet europiane më të goditura nga moti i ftohtë, ku në disa zona trashësia e dëborës ka arritur më shumë se 50 centimetra.

Për shkak të motit të keq edhe udhëtimet janë paralizuar pasi me mijëra fluturime janë anuluar.

Meteorologët paralajmërojnë se, Europa duhet të përgatitet për më shumë reshje bore. Në lindje të kontinentit, i ftohti do të dominojë, ndërkohë që reshje të shumta priten në Austri, Alpet lindore, Ballkan dhe Poloni.

Ndërkohë që një mot i lagësht, me shi dhe borë po i drejtohet edhe Skandinavisë. Po ashtu, gjatë javës së ardhshme Londra dhe Parisi do të regjistrojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Një pjesë e rrugëve më të rëndësishme në Europë mund edhe të mbyllen si pasojë e këtyre kushteve të motit.

Era e fortë nuk do të mungojë, pavarësisht se stuhitë më të mëdha të borës, sipas meteorologëve do të fokusohen në Gjermaninë jugore dhe Austri.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994