INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Borxhi ndaj shtetit, Policia i sekuestron 1.3 mln $, Rezart Taçit

Borxhi ndaj shtetit, Policia i sekuestron 1.3 mln $, Rezart Taçit

Publikuar më: 18:15 16-05-2016

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, strukturat e specializuara kundër krimit financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin Kundër Pastrimit të Parave dhe Seksionin përkatës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të shtetasit Rezart Taçi. 1.3 milion dollarë i janë bllokuar ish manjatit të Naftës, RezartTaçi në 16 banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Ndër 1.3 milion $ të sekuestruar janë dhe 600 mijë euro të bllokuara pak ditë më parë në një tentativë nga bashkëshortja e manjatit për t'i tërhequr nga bankat.

Taçi është i pandehur për mospagim taksash ndërsa pak ditë më parë nëpërmjet avokatit ai kërkoi gjykim të shkurtuar. Prej muaj dyshohet se Rezart Taçi është i ndaluar nga autoritetet zviceriane për akuzat e mashtrimit, por policia shqiptare s'e ka konfirmuar asnjëherë këtë version.

Article Logic
Execution time: 0.0033318996429443