INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Botërori 2018/ Inteligjenca Artificiale zbulon fituesin

Botërori 2018/ Inteligjenca Artificiale zbulon fituesin

Publikuar më: 15:02 18-06-2018

Ethet e Botërorit kanë nisur, po ashtu edhe parashikimet. Sipas disa llogaritjeve të shkencëtarëve Brazili shihet si favorit, por çfarë thotë inteligjenca artificiale.

Spanja do të fitojë Botërorin Rusi 2018, e ndjekur nga Gjermania, Brazili dhe Franca. Të paktën është ky parashikimi i inteligjencës artificiale.

Sistemi ka përpunuar të dhënat duke u bazuar në 100.000 statsitika. Analiza është realizuar nga Universiteti gjerman i Dortmund nw bashkwpunim me universitetin belg në Gand.

Sipas modelit të përpunuar Iniesta dhe shokët e tij kanë 17.8% mundësi që të sigurojnë fitore, Gjermania 17.1%, Brazili 12.3%, Franca 11.2% dhe Belgjika 10.4%.

Ekipi studiuesve i drejtuar nga Andreas Groll ka kombinuar inteligjencën artificiale dhe statistikat tradicionale për të kërkuar të identifikojë fituesin e mundshëm të këtij turneu.

Statistikat u realizuan duke u bazuar në tre metoda, më inovativi i algoritimit quhet Random forest.

Duke u bazuar në statistika inteligjenca artificiale arriti të dallojë kundërshtarët e Spanjës dhe Gjermanisë apo edhe skuadrat favortite.

Megjithatë na pritet të shohim se cilat do të jenë surprizat e ktij botërori.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389