INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braho kërkesë Lleshajt: ''Mos e bëj Ministrinë han, brenda keni dy hajdutë''

Braho kërkesë Lleshajt: ''Mos e bëj Ministrinë han, brenda keni dy hajdutë''

Publikuar më: 10:54 23-05-2019

Deputeti i PS-së, Spartak Braho ka replikuar në seancën e sotme parlamentare me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me njohjen me dokumenetet e arkitiv të kësaj ministrie. Më parë Lleshaj tha se, ministria e tij është e hapur për këdo që është i interesuar të njohë dokumentacionin e arkivës së MB dhe të shohë dosjet dhe dokumentet që ruhen aty. Por Braho e stopoi ministrin.

“Zoti ministër, zoti Lleshaj, bëni mirë që jeni i hapur për të studiuar kushdo që ka nevojë apo interes, por kini parasysh se ka një ligj që duhet ta njifni mirë, që informacioni është i klasifikuar dhe studiohen vetëm dokumentet e deklasifikuara. Ndaj, mos e bëni ministrinë han që të kërcejë tërë mileti të studiojë atë që ruani ju atje. Keni nja dy hajdutë, Dervishi dhe Kaloci që e kanë vjedhur arshivën dhe nxjerrin e mbushin shtypin”, tha ai.

Mbi këtë propozim Lleshaj nuk preferoi të komentojë.

Në seancën e sotme po diskutohet mbi veprimtarinë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit për vitin 2018. Braho ka vijuar debatin me drejtorin e këtij Instituti, duke i kërkuar dorëheqje me argumentin se është i papërshtatshëm. “E keni kthyer Institutën në celulë të Ballit Kombëtar po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare që nuk e bëtë ju dhe soji juaj”, tha Spaho-drejtuar Tufës.

Kreu i Institutit nuk reagoi ndaj sulmit të Brahos, por më parë ai deklaroi se në shumë institucione sot janë të punësuarish-oficerë të Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, më alarmante është reagimi i kryetarëve të institucioneve. “Mënjanimi i ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit të cilët janë në institucionet shumë të rëndësishme që financohet nga buxheti i shtetit, kanë arritur një nivel tejet të lartë, absurd dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Me përjashtim të fare pak institucioneve në varësi të Kuvendit apo Kryeministrit, pjesa dërrmuese e institucioneve të varura dhe të pavarura të shtetit, as denjojnë t’i binden ligjit për informimin, duke shkelur kështu çdo të drejtë Kushtetuese mbi informimin. Ne jemi të bindur se krerët e këtyre institucioneve i mbrojnë haptazi, e madje me arrogancë ish-oficerët e sigurimit në poste drejtuese, kjo është e amoralshme sepse ky kontingjent nuk e ka vendin në institucionet e shtetit tonë demokratik, qoftë edhe për pa përputhshmëri diplome”, deklaroi Tufa.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020058155059814