INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bregu thyen bojkotin”! Shpërthen deputetja demokrate kundër gazetarëve [FOTO]

“Bregu thyen bojkotin”! Shpërthen deputetja demokrate kundër gazetarëve [FOTO]

Publikuar më: 15:38 22-03-2017

Majlinda Bregu nuk e ka duruar lajmin e publikuar në media, në të cilin thuhej se deputetja demokrate ka thyer bojkotin. Në një reagim të gjatë dhe shumë të ashpër ndaj ish kolegëve të saj në media, Majlinda Bregu i quan ata kalemxhinj, thashethemexhinj e injorantë. Bregu mohon se ka thyer bojkotin dhe se prania e saj në Kuvend ka qenë vetëm për takimin me Zv Ministrin e jashtëm Estonez në zyrë.
Majlinda Bregu:
“Të dashur miq e ish miq e hiç miq të medias.
Po banalizoni të vërtetën! Dhe kjo është kriza juaj,jo e imja!
Një sqarim për lajmin “Bregu thyen bojkotin duke shkuar në Kuvend”.
E fundit gjë që mund t'i bëj vetes është ta lejoj të viktimizohet nga disa gazetare, kalemxhinj, thashethemexhinj, injorantë politikë e gjithë shpurën e këtij soji. Ku doni të dilni me këtë lajm që meqë kam takuar dje Zv Ministrin e Jashtëm Estonez në zyrë, paskam thyer bojkotin?!
Cilin bojkot?!
Ka ndonjë bojkot për të zhvilluar takime pune?!
Ka ndonje bojkot për takime me ndërkombëtarë?!
Apo duhet t'i bëjmë takimet në kafe?!
Pse nuk bëtë lajm për thyerje bojkoti kur takuam në KUVEND bashkë me kolegët Paloka e Spaho, znj. Mogherini?!
Të dashur miq e ish miq e hiç miq të medias,
Behuni serioze.
I keni lejuar boll vetes të jeni kontributorë reale e me
peshë në prodhimin e lajmeve të gënjeshtërta.
Ky lavazh truri, kjo trallisje e cektësi që ka kjo shoqëri sot, është edhe në sajë të punës tuaj të palodhur për të përfolur në vend të të folurit, për të gjykuar në vend të të menduarit, për të orientuar mendime e veprime kallëp.
Siç i doni ju siç i gjykoni ju!

Po banalizoni të vërtetën! Dhe kjo është kriza juaj, jo e imja!
Shqipëria sot është vendi i njëqind krizave. Por më e rënda është verbëria morale e ligësia e fshehur pas parimeve që po trimëron kanibalët e gjuhës, gaztorët e oborreve të pushtetit dhe këta heronjtë e fallsifikimit të përditshëm, qofshin politikanë, gazetarë apo biznesmenë.
Kaq!”

 

 

fbbbbbbbbb_bregu.png

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221