INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brenda një viti 18 mijë biznese kanë shpallur falimentin [VIDEO]

Brenda një viti 18 mijë biznese kanë shpallur falimentin [VIDEO]

Publikuar më: 15:37 28-08-2017

Biznesi në Shqipëri po jeton ditë të vështira. Rreth 18 mijë biznese për vetëm 1 vite kanë shpallur falimentin ku çdo muaj 1200 biznese mbyllin aktivitetin e tyre.

Sipas drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve bizneset në vendin tonë po kalojnë një periudhë të brishtë, ata njoftojnë se ndaj shumë bizneseve ka nisur grumbullimi me forcë i detyrimeve.

Megjithatë përtej kësaj panorame Qendra Kombëtare e Biznesit ka deklaruar se shumë biznese të tjera janë hapur, mesatarisht 1400 biznese dhe nëse llogaritet me bizneset e mbyllura kemi më shumë biznese të reja me rreth 200 të tilla.

QKB shpjegon se ky fenomen ndodh pasi në Shqipëri mbi 90% e bizneseve janë mikro me rreth 1-4 punonjës ku si pasojë mbyllja dhe hapja e tyre është relativisht e lehtë.

Gjithashtu vitet fundit është rritur ndjeshëm numri i individëve me të ardhura të larta që regjistrohen si bizneset vogla që në këtë mënyrë të shmangin taksat e larta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107