Admir Nikaj apo Admir Murataj është grabitësi i vrarë të martën pas grabitjes në aeroportin e Rinasit.
Viktima është njohur nga bashkëshortja dhe familjarët e tij, të cilët mëngjesin e kësaj të mërkure ishin pranë morgut të Tiranës, ku po bëhet ekspertiza.
Admir Murataj me banim në Prezë është nga Tropoja dhe prej disa vitesh ishte në kërkim për disa nga grabitjet më të bujshme të parave në Shqipëri.
Fotot dhe video e mëposhtme janë nga operacioni i policisë gjatë kontrollit në Vilën e Admir Muratajt në Prezë.
Operacioni është kryer në vitin 2017 ku policia bëri me dije se u zbardhën grabitjet e ndodhura në Aksin Tiranë-RInas ndodhur më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017.
Gjatë operacionit u arrestuan 4 persona ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.