Një breshër i fortë ka goditur fshatin Rrapë të Pukës, këtë të shtunë.
Banorët shprehen se të tillë breshër nuk e kanë parë asnjëherë, në këtë zonë. Ata thonë se gjithçka është shkatërruar, frutat dhe të mbjellat.
Breshëri zgjati pak minuta, por ishte i furishëm.
Bashkia Pukë bën me dije, se: janë ngritur grupe pune për të verifikuar dëmet në terren.