INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BREXIT: Letra historike e Britanisë mbërrin në Bruksel

BREXIT: Letra historike e Britanisë mbërrin në Bruksel

Publikuar më: 12:52 29-03-2017

Britania ka nisur zyrtarisht procesin e Brexit-it, duke aktivizuar nenin 50 dhe duke filluar një numrimin mbrapsh për dy vjet, para se vendi të dalë përfundimisht jashtë Bashkimit Evropian.

Momenti historik erdhi kur një letër e nënshkruar nga Kryeministria Tereza May iu dorëzua Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk,  në zyrën e tij në Bruksel, duke  njoftuar  BE-ne se Britanisë së Madhe po largohet.

Tusk konfirmoi momentin e rëndësishëm në Twitter, duke shpërndare një foto me letrën e Britanise poshtë të cilës shkruante". Pas nëntë muajsh Mbretërinë e Bashkuar ka dorëzuar #Brexit-in"

Në të njëjtën kohë në Dhomën e Komuneve , May u thënë deputetëve se britanikë se  periudha e negociatave filloi zyrtarisht, sshkruan “The Independent”.

27 shtetet anëtare të BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar tani do të fillojnë një proces të vështirë negociatash, ku do të vendosin si  mund të veçojnë marrëdhëniet ekzistuese, ndërsa May duhet të kalojë një program kompleks legjislativ në Parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0030760765075684