INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania në alarm, Putin në pragun e Evropës

Britania në alarm, Putin në pragun e Evropës

Publikuar më: 16:36 23-01-2018

‘Vladimir Putin mund të nis një ofensivë kundër Perëndimit madje më shpejt nga sa mendojmë’ ishte ku paralajmërimi i dhënë nga kreu i Ushtrisë britanike Sir Nick Carter.

Duke patur parasysh edhe nivelin e lartë të përgatitjes ushtarake ushtarake të Moskës, zyrtarët britanikë ndihen të kërcënuar.

Shefi i Ushtrisë britanike, Sir Nicholas Carter, e ka përshkruar Rusinë si kërcënimin më të madh për Mbretërinë e Bashkuar, që nga Lufta e Ftohtë, ndërsa ka paralajmëruar se sulmi mund të fillojë shumë më shpejt sesa mendon Britania.

Gjatë fjalimit të tij plot 40 minuta ai i kushtoi rëndësinë më të madhe kërcënimit rus duke treguar edhe një video ku shpalosej forca e Vladimir Putin me aeroplanë, nëndetëse e pajisje të tjerë ushtarake.

‘Ata nuk janë mijëra kilometra larg, ata janë në pragun e Evropës. Si një sëmundje kronike ngjitëse, ushtria ruse do të ngrihet mbi ne dhe aftësia jonë për të vepruar do të jetë mjaft e kufizuar. Ne do të jemi humbësit Prandja është koha të identifikojmë kërcënimet nuk mund të rrimë duarkryq," u shpreh Carter.

Kreu i ushtrisë tha se armët në këtë luftë të re nuk do përfshijnë armë zjarri, por mund të përfshijë shfrytëzimin e energjisë, ryshfetet, praktikat e korruptuara të biznesit, sulmet kibernetike, vrasjet, lajmet e rreme, propagandë dhe kërcënime ushtarake. Për këtë arsye sipas tij Evropa Perëndimore është e papërgatitur.

Kjo nuk është hera e parë që Britania ndihet e kërcënuar, pasi në brigjet e saj here pas here shihen edhe luftanijet ruse.

Article Logic
Execution time: 0.0020499229431152