INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brnabiç: Serbia kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës

Brnabiç: Serbia kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës

Publikuar më: 17:24 19-06-2018
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar sot se Serbia kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës. Sipas saj, kjo nuk do të jetë kompromis nga ana e Beogradit, pasi siç shprehet Brnabiq “Serbia edhe më tej insiston se Kosova është pjesë e saj”. Në një intervistë për një gazetë gjermane, ajo pohoi se marrëdhëniet me Prishtinën për serbët janë të vështira dhe emocionale. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri një hap të guximshëm dhe të përgjegjshëm kur filloi një dialog ndër-rajonal. Çdo bisedë ishte atëherë tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tani duhet të gjejmë kompromisin. Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur. Kjo nuk do të ishte një kompromis. Nëse vazhdojmë të insistojmë që Kosova i takon Serbisë, një kompromis nuk do të ishte i mundur” ka thënë Brnabiq.
Article Logic
Execution time: 0.003525972366333