INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujar Nishani rikthehet në PD. “Ofroj kontributin tim pa shpërblim

Bujar Nishani rikthehet në PD. “Ofroj kontributin tim pa shpërblim"

Publikuar më: 12:04 04-08-2017

10 ditë pasi la zyrën e Presidentit, Bujar Nishani duket se nuk do të qëndrojë në heshtje dhe jashtë angazhimeve publike. Në një intervistë për shtypin e shkruar ish presidenti Bujar Nishani paralajmëron se do ti rikthehet politikës aktive. E ku tjetër veçse në partinë demokratike.

Bujar Nishani:
“Unë i jam shumë mirënjohës vendit tim dhe qytetareve të vendit tim që kanë investuar gjithë këto vite tek unë. Gjithashtu Partisë Demokratike, që ka investuar politikisht tek unë. Për këtë jam përpjekur t’ia kthej duke punuar me angazhim maksimal në interes të vendit dhe shtetit. Tashmë është momenti që unë të vazhdoj kontributin dhe shërbimin, por pa shpërblim. Synimi im nuk janë postet dhe ofiqet, por shërbimi e kontributi”.
Por pse Bujar Nishani vendosi ti rikthehet politikës? Ish kreu i shtetit përgjigjen e kësaj pyetje e jep nëpërmjet thënies së famshme të ish presidentit amerikan Kennedy.
Bujar Nishani:
“Në kulturën time politike dhe civile nuk është e domosdoshme të kesh poste dhe ofiqe që të shërbesh dhe kontribuosh. Mjafton të kesh dëshirën, vullnetin e forcën shpirtërore dhe bëhesh i vlefshëm. Mos pyet çfarë bëri vendi yt për ty, por çfarë bëre ti për vendin tënd”.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154