INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bulizmi tek fëmijët, si i përndjek edhe kur ata rriten…

Bulizmi tek fëmijët, si i përndjek edhe kur ata rriten…

Publikuar më: 10:23 22-04-2019

Bulizmi është një nga fenomenet që është përhapur gjerësisht tek fëmijët, dhe ndikimet e tij janë afatgjatë, duke i përndjekur edhe kur ata janë gati të marrin në dorë jetët e tyre.

Një kërkim i fundit ka arritur në përfundimin se fëmijët që bien pre e bulizmit gjatë viteve të para të shkollës e kanë shumë të vështirë të gjejnë një punë kur ata arrijnë moshën 25-vjeçare. Ndërsa ata që arrinin të kishin një punë të ardhurat e tyre reduktoheshin me 2 %.

Madje veprimet buliste edhe më të rënda kanë pasoja edhe më negative tek fëmijët që i përjetojnë ato.

Të biesh pre e bulizmit gabimisht konsiderohet një kalim normal por kërkimi i fundit tregon se pasojat vijojnë edhe kur fëmijët rriten.

Studimet e cilësojnë bulizmin një faktor risku që ndikon në anën fizike dhe mendore të një personi duke reduktuar aftësinë e tij për t’iu përshtatur sjelles së një rrituri.

Në analizën e specialistëve britanikë u pa se 40% e njerëve nën moshën 25-vjecare që kishin patur probleme bulizmi vuanin nga probleme të shëndetit mendor. Kërkuesit monitoruan rreth 7000 nxënës të moshës 14-16-vjeçare. Dhe të dhënat u bazuan në faktet se sa shpesh ata binin pre e bulizmit .

Informacionet që cuan në përfundime u bazuan tek raportimet që dhanë si fëmijët por edhe prindërit e tyre për të patur një panoramë më të gjerë të sjelljes së fëmijëve të cilët me kalimin e kohën kompleksoheshin edhe më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0035221576690674