Një minator është plagosur rëndë teksa po punonte në galeritë e minierës së Martaneshit. Mësohet se 45-vjeçari Avni Heti ka mbetur i plagosur ndërsa ishte duke punuar në galerinë që ndodhej në 1200 metra thellësi për të nxjerrë krom. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por dyshohet se minatori mund të ketë rrëshkitur dhe ka rënë.
Si pasojë e rëniesë ka marë dëmtime të rënda në kokë. Ai është dërguar me një helikopter në Spitalin e Ushtarak në kryeqytet ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.