INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burrel, tritoli në lokal u hodh nga dritarja e tualetit të bar-kafesë

Burrel, tritoli në lokal u hodh nga dritarja e tualetit të bar-kafesë

Publikuar më: 09:27 26-03-2018

Një shpërthim tronditi Burrelin mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Partizani”.

Mësohet se lënda plasëse është hedhur në dritaren e tualetit të bar-kafesë që ishte marrë me qira nga një 35-vjeçar.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia ka marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe po shqyrton provat materiale.

Gjatë natës janë kryer kontrolle në zonë në kërkim të autorëve të ngjarjes.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775