INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati reagon pas autorizimit që i dha presidenti Meta për negociatat e detit me Greqinë

Bushati reagon pas autorizimit që i dha presidenti Meta për negociatat e detit me Greqinë

Publikuar më: 15:22 20-03-2018

Ministi i Jashtëm, Ditmir Bushati mori ditën e djeshme autorizimin nga presidenti për të negociuar me Greqinë për çështjen e detit. Sakaq , ka reaguar edhe vetë Bushati i cili thotë se nuk do humbasë shumë kohë për marrëveshjen e re me shtetin Grek.

“Presidenti ka dhënë autorizimin që më jep mundësinë si ministër të lëshoj plotfuqishmërinë për fillimin e negociatave me Greqinë për një marrëveshje të re të zonave detare. Pa humbur kohë ne do procedojmë me plotfuqishmërinë dhe shpresojmë që për pak ditë të bëjmë edhe raundin e parë të diskutimeve teknike me palën greke bazuar mbi një proces pune voluminoze gjatë 4 viteve. Jemi të vendosur drejt një marrëveshje sa më të drejtë sa më të ndershme për mos përsëritur gabimet e 2009-ës. Do shkojmë drejt një marrëveshje, më e mirë nuk diskutohet, se ajo e 2009-ës. Në fund të ditës të jetë një marrëveshje e zbatueshme për të dyja palët që duhet të dalin nga ky proces me një ndjesi se ishte e drejtë”, tha Bushati.

Ministri i Jashtëm theksoi se ka marrë edhe ndihmën e ekspertizës së huaj dhe konsultimin e Gjykatës Kushtetuese për këto negociata. "Dihet ku janë defektet e ku do përmirësojmë", u shpreh me tone bindëse Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117