INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buxheti 2019/ Flet Zv.ministri i Financave: Ja sa do të rriten pagat

Buxheti 2019/ Flet Zv.ministri i Financave: Ja sa do të rriten pagat

Publikuar më: 18:25 27-10-2018

Pak kohë më parë ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se në 2019-ën do të ketë rritje pagash.

Zëvendësministri i Financave Erion Luçi ka treguar pak më parë në emisionin “Kjo javë" se do të ketë ndryshime në sektorin e shëndetësisë, e arsimit dhe në atë të mbrojtes, ndërsa theksoi se ky buxhet konsiston në forcimin e rritjes ekonomike.

Luçi u shpreh se në mjekësi do të ketë një rritje me rreth 7%.

“Sektorët që do përfitojnë janë sektorët e shëndetësisë, arsimit, mbrojtja dhe sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik. Në shëndetësi do jenë rreth 4650 mjekë dhe rreth 13 7650 infermierë që do të përfitojnë një fond shtesë rreth 1 mld lekë e konvertuar në terma rritje, në vlerë neto dhe bruto është rreth 7%. Mjekët do vijnë afër 1 mln lekë të reja në muaj, ndërsa infermierët mbi 500 mije lekë.” –tha Luçi, ndërsa për sektorin e arsimit tregoi se gjithashtu do të ketë rritje me 7%.

“Sektori tjetër që do të përfitojë do të jetë arsimi. Edhe këtu rritja do të variojë në 7 %, për 35 783 arsimtare. Pagat variojnë më shumë edhe nga vjetërsia, por rritja bazohet te 7 % e cila përkthehet në një vlerë totale 1.4 mld lekë në vit”, shtoi Luçi.

Për sektorin e mbrojtjes Luçi tha se do të ketë rritje me 7%

“Te mbrojtja janë 6800 ushtarakë që do të marrin një rritje të krahasueshme edhe me sektorët e tjerë, pasi kanë një farë kohe që nuk kanë përfituar rritje. Në sistemin petinciar pritet një rritje për 3560 efektivëve të burgjeve me një efekt rreth 200 mln lekë në vit, edhe kjo varion në rritje me 7%. Po ashtu një rritje do të ketë edhe për trupin diplomatik”, vijoi zv/ministri i Financave teksa tregoi se rritje rrogash do të ketë dhe për diplomatët.

“Diplomatët shqiptarë do kenë një rritje të konsiderueshme 20%” tha Luçi ndërsa theksoi se edhe për sistemin parashkollor do të ketë ndryshime.

“Edhe në lidhje me pushtetin vendor, i cili është një tjetër element i rëndësishëm reforme, do ketë një tjetër ndryshim sa i përket arsimit parashkollor. Është një tjetër hallkë e rëndësishme, e cila duke nisur nga fillim i vitit që vjen kalon plotësisht nën funksionin e qeverisë vendore. Këtu është bërë një ndryshim pozitiv. Kalimi nga numra mësuesish në kalimin në numra fëmijësh, pa shkurtuar ato zona që kanë numër të vogël fëmijësh por duke mbështetur zonat me numër të lartë. Që do rezultojnë rreth 438 mësues shtesë, apo edukatorë shtesë. Kjo do shoqërohet me një rritje të pagës me gati 9,1% dhe numri pritet të bjerë nga 26 në 18 fëmijë për edukator”, tha Luçi, ndërskohë që tregoi se ky ligj do të zbatohet nga muaji prill ose maj i vitit të ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156