INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do të ndodhë në kuvend sot...

Çfarë do të ndodhë në kuvend sot...

Publikuar më: 10:05 20-04-2017

Në seancën e Kuvendit sot pritet të miratohet ndarja e mandateve për çdo zonë zgjedhore.
Rendi i ditës i seancës ka përfshirë pikërisht pr/vendimin "Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”(neni 73 – 77 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).
Në fakt harta elektorale ka pësuar disa ndryshime në raport me 4 vite më parë. Kjo pasi qarkut të Kukësit, Beratit dhe Korçës i është reduktuar një mandat deputeti, të cilët i janë shtuar dy Tiranës dhe një Durrësit.
Sipas ndarjes së re, Tirana bëhet me 32 mandate, Durrësi 14, ndërsa Kukësi nga 4 do të ketë 3 mandate, Korça nga 12 në 11 dhe Berati 7 mandate nga 8 që ka pasur në zgjedhjet e fundit.
Ndryshimet në qarqe vijnë si rrjedhojë e lëvizjeve demografike të popullsisë ku ka rritje të numrit të votuesve në qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666