INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’mot do kemi sot?

Ç’mot do kemi sot?

Publikuar më: 09:34 02-05-2017

Kapriçiot e motit që kanë nisur që në fundjavë do të jenë dhe sot prezente. Dielli thuajse do të mungojë në të gjithë vendin. Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Po ashtu me vranësira dhe shira të dobët e lokalë paraqitet moti për zonat malore  juglindore.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike për zonat malore, shirat do të mbeten prezent. Edhe në pjesën tjetër të territorit moti do të jetë i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
Sinoptikanët thonë se temperaturat e ajrit janë të ulta në orët e mëngjesit dhe në orët e mesditës do të rriten ndjeshëm. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri në 1 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488