Prej ditësh nëpër rrjete sociale janë ngritur aludime, që Bashkia do ndërtojë në zemër të parkut të liqenit artificial godina, por në fakt e vërteta e Erjon Veliaj është krejt tjetër. Aty do të ndërtohet një park për fëmijë. Kryebashkiaku, ka inspektuar punimet e projektit duke deklaruar se do të zhvendosen e disa pemë të thara dhe se kjo ndërhyrje do të bëhet për ta bërë Tiranën më të jetueshme.
Ai ka folur dhe për skeptikët madje me ironi u ka thënë se masterplani parashikon 10 ndërhyrje dhe se do të zhvendosen tre pemë e do të mbjellen 3 mijë të tjera.