INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me motin? Kur do pushojë shiu...

Ç’po ndodh me motin? Kur do pushojë shiu...

Publikuar më: 08:11 17-04-2019

Reshje në të gjithë territorin e vendit s’po ndalen prej më shumë se një javë. Të njëjtat kushte parashikohen edhe për ditën e sotme. Sipas asaj që raporton IGJEUM, priten reshje të dobëta në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në zona të veçanta të ketë shtrëngata shiu dhe breshër.

RESHJET:
Sot priten reshje të dobëta. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore. Në RASTE SHUMË TË RRALLA reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT:
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 9 / 17 °C
-në vendet e ulëta: 8 /18 °C
-në vendet malore: 2 / 13 °C

ERA:
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715