INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'po ndodh me paqen? Turqia gati të ndërpresë raportet me SHBA, helmimi agjentit: Londra ashpërson tonet me Rusinë

Ç'po ndodh me paqen? Turqia gati të ndërpresë raportet me SHBA, helmimi agjentit: Londra ashpërson tonet me Rusinë

Publikuar më: 15:28 13-03-2018

Arena ndërkombëtare nuk është aspak e qetë dhe të gjithë po kthehen kundër të gjithëve.

Dhe si gjithmonë ato që trazojnë paqen janë shtetet e fuqishme.Nga njëra anë duket se Ankaraja nuk ka raporte të tensionuara vetëm me Athinën. Edhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve, janë pranë “pikës së prishjes”.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu gjatë një leksioni në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë.

Nga ana tjetër edhe Britania ashpërson tonet duke i kërkuar Rusisë të pranojë helmimin e ish-spiunit.

‘Ose ky ishte një sulm direkt i shtetit rus ndaj vendit tonëose qeveria ruse ka humbur kontrollin e armëve të veta biologjike dhe ato kanë përfunduar në duar të treta’ u shpreh Theresa May.

Moska nga ana tjetër mohon përfshirjen në helmimin e agjentit.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mohoi se Moska qëndron prapa helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij në Britani dhe refuzoi kërkesën e Londrës për shpjegim në lidhje me incidentin. “Rusia nuk është fajtore”, tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë.

Autoritetet britanike thonë se sulmi kundër Skripalit ka qenë i qëllimshëm dhe se për kryerjen e tij është përdorur një agjent nervor shumë toksik, i cili është zhvilluar në Rusi.

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447