Banorët e qytetit gjerman Wiesbaden kanë dëmtuar statujnë e Presidentit turk, Erdogan. Për këtë arsye policia vendase u detyrua ta hiqte, pasi ka patur dhe përplasje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij.
“Statuja u hoq, pasi siguria nuk mund të garantohej më gjatë”, ka njoftuar qeverisja vendore e qytetit përmes “Twitter”-it.
Zjarrfikësit mbërritën pak pas mesnate me një vinç për të hequr statujën 4 metra të lartë të Erdoganit nga sheshi qendror i qytetit, ku ishte vendosur nga artistët si pjesë e festivalit artistik “Bienalja e Wiesbadenit”.