INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Çamët nazistë", Shpëtim Idrizi i përgjigjet Kotzias

Publikuar më: 12:04 06-06-2016

Menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyp mes dy krerëve të diplomacive Greke dhe asaj Shqiptare, ka reaguar dhe kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi. Në një komunikim me mediat në protestën e shoqatës “Çamëria”, Idrizi është kthyer në kundërsulm ndaj Kotzias, i cili i quajti çamët bashkëpunëtor të nazistëve. Shpëtim Idrizi duke iu referuar edhe një parulle, tha se gjyshi i Kotzias ka qenë bashkëpunëtor i gjermanëve.
Shpëtim Idrizi:
“Nuk mund të mos provokoheshim nga fjala e zotit Kotzias i cili duhet ta dijë se nazistë dhe fashistë i ka në parlamentin e Greqisë, pra e kam fjalën për Agimin e Artë. Për ne pak rëndësi ka çfarë thotë Kotzias, mjaftoi që kishte një parrullë, unë uroj mos jetë e vërtetë, që gjyshi i tij ishte bashkëpunëtor i gjermanëve dhe ne si shqiptarë të çamërisë nuk kemi problem që ai të jetë ministër i Greqisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036242008209229