INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ceremonia e ndarjes së çmimeve për eventin “TiranaAutumn2017”, organizatorja na rrëfen më shumë detaje...[FOTO]

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për eventin “TiranaAutumn2017”, organizatorja na rrëfen më shumë detaje...[FOTO]

Publikuar më: 19:37 16-12-2017

VisitTirana organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit të 4-ët të fotografisë në mediat sociale për Tiranën.

Konkursi zhvillohet 4 herë në vit nga i cili më pas shpallen edhe fituesit. Më shumë se 920 foto u postuan ku u përzgjodhën 10 foto dhe më pas u zgjodhën 3 fituesit.

Fotografia është mënyra më e bukur për të përçuar jashtë Shqipërisë si po ndryshon Tirana. Konkursi po nxjerr më të bukurën e qytetit tonë,vende e skuta që jo të gjithë i kanë parë.

Çmimin e parë Visit Trana e fitoi Endi Bulku, çmimin e dytë të publikut e fitoi Arlind Rexhmataj ndërsa çmimin e tretë të kritikës e fitoi Enea Mustafaraj.

Intervistë me Alma Gërxhani një nga organizatoret e konkursit:

-Për çfarë jepen këto çmime?

- Çmimet jepen për fotografitë më të mira për stinën e vjeshtës. Janë tre çmime në këte konkurs . Çmimi VisitTirana, çmimi i publikut dhe çmimi i kritikës

-Cili është qëllimi i këtij konkursi?

Qëllimi i këtij konkursi është që jo vetëm të promovojë Tiranën por edhe të angazhojë edhe vetë qytetarët e Tiranës që ta promovojnë atë nëpërmjet fotografisë, qofshin ata të rinj apo të vjetër .

-Sa herë zhvillohet ky konkurs?

Konkursi TiranaAutum zhvillohet në çdo stinë. Dhe në çdo stinë shpallim hashtagun Tiranaspring, TiranaSamer, TiranaAutum dhe TiranaWinter.

-Kush janë aplikuesit më të shumtë në këtë konkurs?

- Të rinjtë janë aplikuesit më të shumtë, që janë të apasionuar pas fotografisë, ka edhe fotografë profesionistë. Është një komunitet shumë i larmishëm ku nuk kanë munguar as turistët e huaj.

-Sa të lidhur janë të rinjtë me fotografinë?

 Janë shumë të lidhur pasi ata janë të lidhur më celularin e tyre dhe gjëja e parë që të shkon në mëndje është të bësh një foto. Por në vend që të bësh një selfi pa vlerë, bën nje pamje të bukur të qytetit ku dhe e prezanton.

-Cili është mesazhi për të rinjtë?

- Nëse shihni dicka të bukur që ju pëlqen, bëni foto dhe mundohuni që këtë foto ta përdorni diku dhe mos të presim që të shperblehemi për këtë. Ne shpërblehemi të gjithë kur qyteti ynë promovohet, kur ka më shumë turist dhe kaq shumë të ardhura.

WhatsApp_Image_2017-12-16_at_19.22.40.jpeg

WhatsApp_Image_2017-12-16_at_19.23.13.jpeg

WhatsApp_Image_2017-12-16_at_19.22.23.jpeg

WhatsApp_Image_2017-12-16_at_19.27.25.jpeg

WhatsApp_Image_2017-12-16_at_19.27.28.jpeg

WhatsApp_Image_2017-12-16_at_19.27.27.jpeg

WhatsApp_Image_2017-12-16_at_19.27.26.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0018119812011719