INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja e maturantëve: PD “kontroll” në Agjensinë Kombëtare të provimeve

Çështja e maturantëve: PD “kontroll” në Agjensinë Kombëtare të provimeve

Publikuar më: 13:51 09-09-2016

Çështja e maturantëve ka qënë pjesë e dikutimeve që kreu i opozitës Lulzim Basha sëbashku me kandidatin për bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu patën me maturantë dhe me student të këtij qyteti. Opozita e ka cilësuar të papranueshme situatën në të cilën ndodhen maturantët, të cilët pavarësisht mesatares së lartë nuk kanë fituar të drejtën për tu bërë pjesë e Universiteteve publike që raundin e parë. Por kjo ngjarje kërkon hetim, ndaj lideri i opozitës lajmëroj se do të dërgojë një grup deputetësh pranë AKP-së, për monitorimin e këtij procesi.
Lulzim Basha:
“Ne do të çojmë një grup deputetësh në Agjencinë Kombëtare të Provimeve për të parë konkretisht çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur… Me ardhjen tonë në pushtet mbështetje të padiskutueshme, të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për çdo të ri dhe të re që dëshiron të studiojë duke i krijuar mundësi aty ku mundemi, afër shtëpisë së tyre, siç është filiali i Peshkopisë dhe kudo ku ka universitete publike”.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158