Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ai italian Alberto Cutillo kanë zhvilluar një takim mes tyre. Takimi u mbajt në ambjentet e Ambasadës Italiane në Tiranë.
Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar lidhur me takimin mes dy diplomatëve të rëndësishëm të akredituar në Tiranë. Bie në sy fakti se Lu shkon në zyrën e Cutillos pikërisht në kohën kur Prokuroria ka kërkuar autorizim për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilin e akuzon për bashkëpunim në trafik droge me grupin e Habilajve.
Ishin pikërisht autoritetet italiane që goditën grupin e Habilajve pas një hetimi të gjatë. Në përgjimin e habilajve, përmendej edhe emri i ish-ministrit Tahiri. Mendohet se kjo çështje mund të jetë fokusii takimit të dy diplomatëve.