INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja Tahiri: Reagon për herë të parë ambasadori Lu. “Nuk do të ishte e përshtatshme...”

Çështja Tahiri: Reagon për herë të parë ambasadori Lu. “Nuk do të ishte e përshtatshme...”

Publikuar më: 17:59 26-10-2017

Vjen reagimi i ambasadorit amerikan Donald LU.

Pas rrëzimit të kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga Kuvendi për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit, ambasadori Lu ka reaguar për herë të parë mbi këtë çështje.

Ai është shprehur se nuk di të thotë nëse Tahiri është ose jo i përfshirë në këtë vepër kriminale, ai gjithashtu është shprehur se askush nuk mund të jetë mbi ligjin pasi ligji është mbi të gjitha.

Më poshtë do të ndiqni të plotë deklaratën e ambasadorit Lu në lidhje me situatën e krijuar:

Brezat e kaluar kanë dështuar, por ju do të keni sukses. Ju do mposhtni korrupsionin. Por së pari, më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar.

Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim.

Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë.

Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë.

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264