INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja ''Xhisiela'', thirrje për protestë ditën e sotme para kryeministrisë: Ti japim fund sëbashku

Çështja ''Xhisiela'', thirrje për protestë ditën e sotme para kryeministrisë: Ti japim fund sëbashku

Publikuar më: 11:45 01-10-2018

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, ka komentuar rastin e Xhisiela Malokut, vajzës së dhunuar nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Sipas Gjoshës, ky rast ka nxjerrë në pah realitetin e hidhur të lidhjes së pushtetit me krimin.

Gjosha shprehet se nuk mjafton vetëm arrestimi i djalit të deputetit, pasi flitet për një vajzë të pambrojtur dhe u bën thirrje qytetarëve t'i bashkohen protestës së ditës së sotme.

“Eshtë e paprecedentë ta konsiderosh arritje, arrestimin e djalit të deputetit dy muaj pasi ka ndodhur ngjarja, pasi ëhstë kryer ekspertiva mjeko-ligjore mbi trupin e një vajze të re, që edhe sot që flasim gjendet pa mbrojtje dhe e terrorizuar. Çdo prindi, çdo qytetari, çdo familjari të Republikës së Shqipërisë çdo ditë e më shumë po i shuhet shpresa për të jetuar në këtë vend. Ndaj sot të gjithë sëbashku t’i ëprgjigjemi thirrjes së shoqërisë civile për të protetsuar para Kryeministrisë në orën 17:30. Ti japim fund sëbashku, pushtetit kriminal, sepse fëmijët tanë meritojnë një të ardhme europiane”, u shpreh Gjonaj.e1e3a2c4-666e-41a2-8e9a-7edc2cecdb09-675x450.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875