INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk patë në protestë e PD? In Tv sjellë rrëfime mbi pasojat e bllokimit

Çfarë nuk patë në protestë e PD? In Tv sjellë rrëfime mbi pasojat e bllokimit

Publikuar më: 15:11 05-04-2018

Ky ishte momenti i parë i protestës së opozitës, ku me dhjetëra makina u ndaluan në autostradë duke bllokuar qarkullimin për më shumë se 120 minuta. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita në 4 akse kryesore në vend qarkullimi u bllokua si shenja e parë e mosbindjes civile.

Kjo ishte pamja në Vorë, ku me dhjetëra qytetarë ndaluan makinat dhe ju bashkuan protestës së opozitës, ndërsa kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama

Kryetari i partisë demokratike, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela qëndruan të ulur në rrugë për disa minuta me radhë, ndërsa të pranishëm ishin deputetë dhe aleatë të opozitës.

Ndërsa Kryetarja e lëvizjes socialistët për integrim u bë pjesë e tubimit në Bradashesh në Elbasan, ku në fakt u shënua dhe incidenti i vetëm i tubimit në protestën e opozitës. Disa qytetarë i kanë vënë zjarrin disa gomave.

Pjesë e protestës së opozitës u bënë dhe biznesmenë të njohur, një prej tyre Nikollaq Neranxi, i cili më herët ka qenë pjesë e Partisë Socialistë. Në një intervistë për IN Tv ai jep arsyet se përse u bë pjesë e protestës së opozitës.

Nikollaq Neranxi:

“Poshtë Edi Rama sa më shpejt për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipëria”.

Por bllokimi i rrugëve nga protesta qytetarë në fakt ka gjetur të papërgatitur disa udhëtarë. Kamera e IN Tv arriti të marrë disa dëshmi të qytetarëve të bllokuar të cilët nuk kanë nguruar të shfaqin revoltën e tyre për bllokimin e rrugës.

Qytetarët:

“Nuk më intereson fare unë jam me fëmijë të vegjël, dua të vazhdoj punët e mija.

“Nuk e dinim që do të bllokohej rruga, ngelëm këtu na erdhi papritur. Nuk dimë si tja bëjmë. Me fëmijë të vegjel jemi këtu, 3 muajsh. Bebi ja po qan”.

“Ne jemi për punë e na pengon dhe puna na do në orar”.

Por kishte dhe nga ata që zgjodhën të kapërcejnë bllokimin e më pas të kërkojnë ndonjë mjet udhëtimi për të shkuar në destinacion.

Qytetarët:

“Ja do ikim deri në Sukth në këmbë”.

Protesta në Vorë e po ashtu në Milot, Elbasan dhe Lushnje u mbyll rreth orës 12.20 minuta, ndërsa në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve kreu i opozitës Lulzim Basha tha se ky është vetëm fillimi i fundit të Edi Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557