INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë është “Fushata CelebrateHer”? Gerta Hagen tregon detajet [FOTO]

Çfarë është “Fushata CelebrateHer”? Gerta Hagen tregon detajet [FOTO]

Publikuar më: 21:47 19-12-2017

CelebrateHer (LumturiaeSaj) është një fushatë e lançuar nga Fondacioni Spitalor I Nënës dhe Fëmijës që synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjëve shqipëtar mbi fenomenin e Dhunës ndaj Grave dhe vajzave sidomos gjatë periudhës së shtatëzanisë. Dhuna shpesh merr formën e abuzimeve fizike, mendore, verbale dhe emocionale ndaj gruas shtatëzënë dhe jo rrallë ndaj fetuseve vajza.

Fushata është një thirrje për drejtësi dhe adresimin e pabarazive me te cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat , sidomos dhuna e parterit intim gjatë shtatzanisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “Dhuna ndaj grave, e kryer nga një partner intim, është një çështje e rëndësishme për shëndetin publik dhe të drejtat e njeriut”.

Në nj intervistë ekskluzive për In Tv Gerta Hagen, drejtoresha e Fondacionit Spitalor  Nënës dhe Fëmijës ka treguar detajet lidhur me këtë fondacion dhe qëllimin që ky fondacion ka. Për më shumë ndiqni intervistën e mëposhtme:

Kush e organizon fushatën “CelebrateHer” ?

“Fushata CelebrateHer”  ose “Lumturia e Saj” është një fushatë e cila është organizuar nga Fondacioni Spitalor I Nënës dhe Fëmijës.

Cili është qëllimi i kësaj fushate?

Fushata është një thirrje për drejtësi dhe adresimin e pabarazive me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat, sidomos dhuna e partnerit intim gjatë shtatëzanisë dhe normalisht ka pasoja negative në shëndetin e gruas, në shëndetin e fëmijës së lindur ose të pa lindur akoma por që ka dhe një potencial shumë të lartë për ndërhyrje dhe për të ndryshuar, që njerëz të thjeshtë si unë, si ti, të gjithë qytetarët mund të bëjnë diçka për këtë gjë. Sipas organizatës së shëndetësisë një në tre gra në botë përjetojnë dhunë gjatë jetës së tyre, shpesh në duart e dikujt që e njohin e duan dhe kanë besim.

Kur ka filluar fushata dhe për sa kohë do të jetë e hapur?

Fushata është hapur me 6 dhjetor të këtij viti dhe do të zgjasë 6 muaj. Ky është aktiviteti i parë që ne bëjmë për të ndërgjegjësuar publikun, por në vazhdim do të ketë edhe aktivitete të tjera.

Pse vendosët të ndërmerrnit një fushatë të tillë?

Duke qenë se dhuna shpesh merr formën e abuzimeve fizike, mendore,  dhe emocionale ndaj gruas shtatëzënë dhe jo rrallë ndaj fetuseve vajza, ne si fondacion jemi në një fondacion shumë strategjik për të ndërhyrë në këtë fazë, duke qenë se punojmë me nënat shtatzëna, menduam që është pozicioni ynë për të folur. Duke qenë se këto fenomene janë në rritje nëse ndërhyjmë në këtë fazë ka shumë mundësi që ky fenomen të ndalohet. Atëherë është përgjegjësia jonë morale, është përgjegjësia jonë si organizatë civile për të ndërmarrë një fushatë të tillë.

Si mund të kontribojnë njerëzit për fushatën?

Së pari kontributi më i thjeshtë është që të përhapin fjalën, dhe të bëhen ndikues pozitivë ndaj këtij fenomeni. Gjithashtu të gjithë ata që duan të kontribojnë mund të vijnë tek shtëpiza nr 24 në Sheshin Skënderbej. Ata mund të blejnë disa arusha dhe të ardhurat që do mblidhen do të shkojnë për projektet specifikisht për këtë temë.

Si ka ecur fushata deri më tani?

Mendoj se ka pasur një ndërgjegjësim në rritje për të ndihmuar, patjetër që mund të shkonte edhe më mirë megjithatë ne u jemi shumë falenderues atyre që kanë kontribuar .

A keni pasur një fushatë të tillë më parë?

Për ne si fondacion është hera e parë që e organizojmë, ndërsa fushata për këtë fenomen janë shumë të përhapura.

A janë vullnetarë shqiptarët kur bëhet fjalë për fenomene të tilla?

Unë mendoj që po, mendoj se kemi një zemër të madhe dhe për këto fenomene kontribuojnë shumë.

Kush është mesazhi që do jepnit për të rinjtë ?

Mesazhi për të rinjtë është “Lumturoje Atë”. Dhuroni sa më shumë pasi një gjest i vogël nga ana juaj mund të lumturojë pa masë dikë tjetër. Ti mund të jesh pjesë e ndryshimit bashkohu fushatës “CelebrateHer”.

80a1d627-dc6e-4b8f-8776-e78e1ab90814.jpgec4bc2f7-e94c-4449-80a0-4d9a230f0acf.jpgf1385905-9b2b-4dd0-a957-861ab3529022.jpgef29776f-ac74-4514-b313-765243a5d8d6.jpgda8b9105-cdfc-459a-a8ef-b0c88f609f9f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045351982116699