INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodh në burgjet greke?! Ja sa shqiptarë kanë humbur jetën 3 muajt e fundit

Çfarë ndodh në burgjet greke?! Ja sa shqiptarë kanë humbur jetën 3 muajt e fundit

Publikuar më: 12:31 02-04-2019

Vrasja e shqiptarit Albert Bako, dhe jo vetëm në burgun grek, gjithashtu dhe publikimi i videos së momentit të vrasjes tronditi opinionin publik të të dyja vendeve.

Në burgjet greke kanë humbur jetën disa shqiptarë të cilët kanë qenë duke vuajtur dënimet aty.

Burgu më famëkeq është ai i sigurisë së lartë, Koridhalos ku gjatë muajve të fundit kanë ndodhur një numër përplasjesh të përgjakshme, ku 26 prej tyre kanë rezultuar në vdekjen e të dënuarve dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, disa prej cilëve shqiptarë.

Vetëm në harkun kohor të 3 muajve kanë vdekur disa shqiptarë në burgjet greke.

Rasti i fundit vdekjes së 33 vjeçarit shqiptar Bandiol Tusha, i cili ndërroi jetë në burgun e Koridhalosit, në Greqi më 27 janar të 2019.

33 vjeçari Gëzim Shekaj nga Vlora ndërroi jetë gjithashtu në burgun grek. 33-vjeçari mbahej në burg, edhe pse e kishte shlyer dënimin. Ngjarja ndodhi në spitalin e burgut, më 27 dhjetor të 2018-ës.

Ndërsa më 14 janar u ekzekutua në ambientet e burgut me thikë të improvizuar Bako, i cili njihej si njeriu që terrorizoi Pireun në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona, ndërsa mori pjesë në vrasjen e një avokati të njohur grek.

Një ditë pas vrasjes së Bakos, në burgun e Kretës u gjet i varur në paraburgim një tjetër shqiptar. Dhe më 25 nëntor një 35 vjeçar shqiptar u gjet i vdekur ne burgun e Trikalas. Ai nuk u paraqit ne apelin e paradites dhe kur gardianet shkuan në qeli, e gjetën të vdekur.

Çfarë po ndodh me shqiptarët brenda burgjeve greke?

Nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada e Shqipërisë në Greqi, apo qeveria shqiptare për vrasjet e shtetasve të saj, shkruan Oranews.

Article Logic
Execution time: 0.002316951751709