Koreja e Veriut ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të 600.000 banorëve në Phenian ndërkohë që frika nga një pushim i mundshëm amerikan pas mbërritjes së luftanijeve, po rritet.
Mediat e Koresë së Jugut raportojnë se lideri diktatorial Kim Jong-un mund të përgatitet për të vepruar disa muaj, pas testimit të armëve bërthamore.
“Daily Star” raporton se ‘zyrtarët e Koresë së Veriut njoftuan për një ngjarje e madhe dhe të rëndësishme ditëm e sotme.
Gjithashtu, gazetarëve të huaj ju është thënë të përgatiten për ngjarjen më të madhe kombëtare të Koresë së Veriut, e quajtur "Dita e Diellit".
Rreth 200 gazetarët e huaj ndodhen në Phenian, ndërkohë që vendi shënon 105 përvjetorin e lindjes të presidentit themeluese të Koresë së Veriut, Kim Il Sung më 15 prill.
Zyrtarët në Korenë e Veriut kanë paralajmëruar se një konflikt i armatosur mund ë shpërthejë çdo minutë falë gjendjes "tejet të tensionuar" në Gadishullin Korean.